Një grua nga Istogu dërgohet te familja e saj pasi e rrehi burri

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 10:41
Një grua nga Istogu dërgohet te familja e saj pasi e rrehi burri

Policia njofton për një rast të dhunës në familje në Istog.

Një grua është dërguar te familja e saj pasi burri ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit burri është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË FAMILJARE /Istog, 23.07.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar  ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar tek familja e saj, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)