Shikoni se si shembet ura e drunjtë dhe “përpin” kamionin

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 11:39
 Shikoni se si shembet ura e drunjtë dhe “përpin” kamionin

Një shofer është munduar të kalojë me kamion mbi një urë druri mbi lumin e fryrë nga prurjet e shumta, por ka përfunduar i zhytur në ujë.

E gjithë ngjarja është filmuar nga një dëshmitar okular, i cili arriti të kapte momentin dramatik.

Ura ndodhej në fshatin Uryum, rreth 4500 kilometra larg Moskës. Fatmirësisht shoferi arriti të mbijetojë, ndërsa kamioni u “përpi” nga uji.

Aktualisht, banorët e fshatit Uryum nuk kanë një mënyrë tjetër për të kaluar lumin që pas aksidentit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN Affiliate (@a2_news)

(Kosova Sot Online)