Aksident i rëndë në fshatin Bellopojë të Istogut, lëndohen katër persona

  • E.K /
  • 24 July 2021 - 16:44
Aksident i rëndë në fshatin Bellopojë të Istogut, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të Istogut.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se rreth orës 12:30 janë informuar për aksidentin e shkaktuar në fshatin Bellopojë dhe se nga ky aksident 4 persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 12:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Në kë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

(Kosova Sot Online)