U gjobit pse u vonua ta regjistronte djalin në Kosovë, ankohet mërgimtari

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 09:17
U gjobit pse u vonua ta regjistronte djalin në Kosovë, ankohet mërgimtari

Fahredin Bunjaku, mërgimtar nga Zvicra, është ankuar për gjobat që po aplikohen në Kosovë për shkak të vonesave të regjistrimit të fëmijëve në Kosovë, të cilët kanë lindur në diasporë.

Ky i fundit ka marrë një gjobë , meqenëse është vonuar për regjistrimin e djalit të tij, e cila sipas tij, nuk është e drejtë. Gjoba i është shqiptuar nga Administrata e Përgjithshme në Gjilan.

“Ata në vend që të na stimulojnë neve bashkatdhetarëve për regjistrimin e fëmijëve në zyrat e vendit në Kosovë, ata po na gjobisin”, ka thënë Binjaku.

(Kosova Sot Online)