Konjufca për aksidentin tragjik: Bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 10:52
Konjufca për aksidentin tragjik: Bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan rreth 30 të tjerë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Konjufca ka thënë se duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, “bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan”.

“Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Slavonski Brod në Kroaci! Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë, i mbushur me bashkatdhetarë. Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë”, ka shkruar Konjufca.

(Kosova Sot Online)