Abdixhiku për aksidentin tragjik në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën!

  • A.P /
  • 25 korrik 2021 - 11:46
Abdixhiku për aksidentin tragjik në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën!

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan mbi 30 të tjerë.

Abdixhiku ka thënë se kjo është një ditë e rëndë për Kosovën, derisa ka falenderuar autoritetet kroate për kujdesin e ofruar.

“Ditë e rëndë për Kosovën! Jemi të gjithë të trishtuar e të prekur thellë nga humbja e shumë jetëve të bashkëatdhetarëve tanë në tragjedinë e mëngjesit të sotëm në Kroaci. Në ditë si këto, fjalët humbin. Falenderoj gjithë autoritetet kroate, Kryeministrin Plenkoviq, Ministrin e Brendshëm e atë të Shëndetësisë që me përkushtim të plotë kanë ofruar gjithë kujdesin e tyre atje.

Po presim me ankh të gjithë. Jemi me mendje e zemër me familjet e atyre që ishin udhëtarë në këtë rrugëtim të dhimbshëm. Lutemi për sa më pak viktima në këtë ditë tragjike për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku.


(Kosova Sot Online)