Ministri i Brendshëm i Kroacisë thotë se do t’i mbajë të informuar ministrat e Kosovës për aksidentin tragjik

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 12:13
Ministri i Brendshëm i Kroacisë thotë se do t’i mbajë të informuar ministrat e Kosovës për aksidentin tragjik

Të paktën 10 viktima janë regjistruar nga një aksident me fatalitet i një autobusi kosovar në Kroaci.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, ka deklaruar se ka shkëmbyer informacione me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm të Kosovës.

Ai tha se me ministrin Armend Mehaj dhe Xhelal Sveçla vazhdimisht do të shkëmbejnë informacione për aksidentin tragjik.

“Unë fola me Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj dhe Ministrin e Brendshëm, Xhelal Svecla, me të cilët vazhdimisht do të shkëmbejmë informacionet që kemi në dispozicion. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjet e të vdekurve në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod dhe shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)