Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

  • A.P /
  • 25 July 2021 - 12:25
Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Të paktën 10 viktima janë regjistruar nga një aksident me fatalitet i një autobusi kosovar në Brod të Kroacisë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot, ai është shprehur se me trishtim ka marrë lajmin e rëndë për këtë aksident.

Krasniqi ka shprehur ngushëllime për familjet që sot humbën më të dashurit e tyre dhe të lënduarve iu ka uruar shërim të shpejtë.

Ai gjithashtu ka falënderuar autoritetet kroate për punën që po bëjnë për t’iu gjendur pranë të aksidentuarve.

Postimi i plotë:

Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci të një autobusi me bashkëatdhetarë që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që sot humbën më të dashurit e tyre dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.

Gjithashtu, falënderoj autoritetet kroate që po bëjnë gjithçka për t’iu gjendur pranë të aksidentuarve.

(Kosova Sot Online)