Gjilan: Vdes një person në një aksident trafiku

  • E.K /
  • 26 July 2021 - 10:15
Gjilan: Vdes një person në një aksident trafiku

Një person i gjinisë mashkullore ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Aksidenti ka ndodhur dje në fshatin Kormjan të Gjilanit.

Për rastin është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IMl për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Kormjan, Gjilan, 25.07.2021 – 13:00. Është raportuar për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)