Familjaret e 37 vjeçares nga Peja që vdiq në aksident shkojnë në Kroaci, fëmijët e saj janë mirë

  • E.K /
  • 26 July 2021 - 11:49
 Familjaret e 37 vjeçares nga Peja që vdiq në aksident shkojnë në Kroaci, fëmijët e saj janë mirë

Alinda I., 37-vjeçe, po udhëtonte me katër nga pesë fëmijët e saj në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë, kur nga plagët e marra prej aksidentit të autobusit ka vdekur në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën.

Të gjithë fëmijët e saj kaluan pa lëndime, raporton e përditshmja kroate “Jutarnji List”.

Sot, në spitalin e Slavonski Brod janë ende të shtrirë pesë fëmijët e Alindës. Atje kanë mbërritur babai i tyre, bashkëshorti i Alindës, Can I. dhe gjyshi i tyre, Arif Kikaj.

Për Arif Kikajn, i cili mbërriti në Slavonski Brod nga Peja, emocionet janë të ndara. Vajza e tij 37-vjeçare, Alinda, vdiq të dielën. Ai qan derisa flet për të bijën.

(Kosova Sot Online)