EULEX: Qëndrojmë krah me Kosovën dhe e ndajmë pikëllimin me ju

  • G.G /
  • 26 July 2021 - 12:04
EULEX: Qëndrojmë krah me Kosovën dhe e ndajmë pikëllimin me ju

Zyrtarë të misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit ( EULEX) kanë vendosur në gjysmë shtizë flaumrin duke respektuar kështu ditën e zisë në Kosovë. 

Ata kanë thënë se po qëndrojnë me popullin e Kosovës dhe njëherit janë lutur për shërim të gjithë të lënduarit në aksidentin e nodhur në Slavonski Brod.

Njoftimi i plotë:

Sot, flamuri ynë ?? në EULEX valëvitet në gjysmë shtizë në shenjë zie dhe respekti për viktimat e përplasjes tragjike të djeshme të autobusit në Kroaci. Sikur shumë kosovarë të tjerë në diasporë, ata po udhëtonin drejt vendlindjes së tyre për t’u takuar me familjet dhe miqtë e tyre gjatë pushimeve të verës. Me zemër dhe mendje jemi pranë të gjithë atyre që i humbën të dashurit e tyre në këtë aksident tragjik. Ne i urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe kthim të sigurt te familjet dhe miqtë e tyre, të cilët janë duke i pritur.

(Kosova Sot Online)