Haradinaj kërkesë Qeverisë: Sjellni trupat e pajetë, dhimbja e ankthi po rriten

  • G.G /
  • 26 July 2021 - 12:06
Haradinaj kërkesë Qeverisë: Sjellni trupat e pajetë, dhimbja e ankthi po rriten

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të merren të gjitha masat për riatdhesimin sa më të shpejtë të trupave të kosovarëve që vdiqen në aksident trafiku në Kroaci.

Sipas tij familjet e viktimave janë në ankth dhe çdo vonesë në këtë porces vetëm sa do ta shtonte dhimbjen.

Reagimi i plotë:

Dhjetë bashkatdhetarë që ishin nisur drejt Kosovës, i vajton sot Atdheu.

Historia jonë është e mbushur me vuajtje, histori të dëbimeve, shpërnguljeve dhe ndarjeve. Ajo ishte e pamëshirshme me ne shqiptarët. Më shumë se gjysma e popullit tonë, jetojnë rrugëve të mërgimit. Ajo që na bashkon është gjuha dhe trualli i stërgjyshërve.

Sot të gjithë kujtojmë jetët e shuara. Jemi me familjet e tyre, për të ndarë dhembjen e madhe.

Lutemi për të lënduarit, shërimin e shpejtë dhe kthimin sa më parë tek familjet.

Kërkoj nga Qeveria e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha masat, për riatdhesimin sa më shpejtë të trupave të bashkatdhetarëve tanë.

Familjet janë në ankth dhe vonesat në këtë proces, vetëm sa e shtojnë dhembjen.

Zot, na jep forcë e durim!

(Kosova Sot Online)