Të mërkurën Kuvendi mban seancë për shqyrtimin e Projektligjit për ndarjet buxhetore

  • E.K /
  • 26 July 2021 - 13:10
 Të mërkurën Kuvendi mban seancë për shqyrtimin e Projektligjit për ndarjet buxhetore

Kuvendi i Kosovës të mërkurën do të mbajë seancë plenare.

Në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Komisioni për Integrim Evropian me gjashtë vota për e ka votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka votuar mëherët këtë projektligj, ndonëse ai më pastaj nuk ka kaluar në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Deputetë nga opozita e kanë kundërshtuar këtë projektligj duke thënë se buxheti nuk është në harmoni me kërkesat e qytetarëve.

(Kosova Sot Online)