IKSHPK: Vaksinohuni, mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave!

  • E.K /
  • 26 July 2021 - 13:19
IKSHPK: Vaksinohuni, mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHKPK) ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

Në një njoftim në Facebook, ata janë shprehur “mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave”.

“Vaksinohuni! Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë vaksinuar 357 mijë e 920 qytetarë.

(Kosova Sot Online)