Po kërkohej nga policia, arrestohet 23-vjeçari nga Kaçaniku

  • E.K /
  • 26 July 2021 - 14:10
 Po kërkohej nga policia, arrestohet 23-vjeçari nga Kaçaniku

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar nga Kaçaniku, i cili ishte në kërkim. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, ai ishte i kërkuar për dënim burgimi me kohëzgjatje prej 1 viti.

I dyshuari B.M. dyshohet për veprën penale të blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të substancave narkotike.

“Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni të pranuar ka arritur që, sot të arrestojë një person nga Kaçaniku, me inicialet B.R (M/K) , 23 vjeçar. Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti, për veprën penale në bashkëkryerje: Blereje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’ Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)