Asnjë i vdekur, 14 raste të reja të infektuar me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 26 July 2021 - 14:54
Asnjë i vdekur, 14 raste të reja të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 14 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

6 persona janë shëruar gjatë kësaj kohe nga COVID-19.

Deri tani në Kosovë 108 mijë e 31 persona janë infektuar me COVID-19.

2 mijë e 265 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

(Kosova Sot Online)