Breshri shkatërron me qindra vetura, bllokohet autostrada

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 08:41
 Breshri shkatërron me qindra vetura, bllokohet autostrada

Moti i keq ka goditur rajon e Emilia-Romagna-n në Itali të hënën.

Në pak minuta, breshri ka thyer xhamat e qindra makinave. Në pamjet e publikuara në internet, të cilat janë filmuar në autostradën që lidh Piacenza-n me Parma-n, duken me qindra automjete të ndaluara në rrugë, me xhamat e thyer.

Qarkullimi është bllokuar, ndërsa dëmi është kolosal.

(Kosova Sot Online)