Vodhi 50 euro nën kërcënimin e armës, arrestohet i mituri në Prishtinë

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 09:47
Vodhi 50 euro nën kërcënimin e armës, arrestohet i mituri në Prishtinë

Një person i mitur është arrestuar të hënën në Prishtinë, pasi që dyshohet se nën kërcënimin e armës kishte marrë 50 euro.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një revole me gaz, një shkrepse në formë të revoles dhe një thikë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)