Kreu i AKI-së, raporton me dyer të mbyllura në Komisionin për mbikëqyrjen e këtij institucioni

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 10:42
 Kreu i AKI-së, raporton me dyer të mbyllura në Komisionin për mbikëqyrjen e këtij institucioni

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) po raporton drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Ajeti po raporton me dyer të mbyllura për media.

Menjëherë mbas mbledhje kryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu do të prononcohet për media.

Për ndryshe sot është mbledhur edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere.

Në rend dite në këtë Komision është shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Megjithatë, për shkak të mungesës së kuorumit, anëtarët e këtij Komisioni kanë shkuar në pauzë.

(Kosova Sot Online)