Bërnabiqi në Preshevë e Bujanoc, nuk i njofton kryetarët shqiptarë për vizitën

  • G.G /
  • 27 July 2021 - 10:51
Bërnabiqi në Preshevë e Bujanoc, nuk i njofton kryetarët shqiptarë për vizitën

Ana Bërnabiqi ka vizituar Bujanocin dhe Preshevën, por nuk ka takuar asnjë nga përfaqësuesit e dy komunave me shumicë shqiptare.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë se ‘madje as që kanë qenë në dijeni për një vizitë të tillë’ dhe se ‘askush nuk i ka kontaktuar lidhur me një vizitë të tillë’.

Këtë vizitë, Bërnabiqi e ka realizuar në kuadër të turit të saj në disa pjesë të Serbisë.

(Kosova Sot Online)