Të gjitha viktimat kosovare të aksidentit të tmerrshëm në Kroaci

  • G.G /
  • 27 July 2021 - 10:54
Të gjitha viktimat kosovare të aksidentit të tmerrshëm në Kroaci

E hëna në Kosovë ishte ditë zie, në nderim të viktimave të aksidentit me autobus në Kroaci ku humbën jetën 10 veta ndërsa u plagosën 40 persona.

Autoritetet në Kosovë thanë se po vazhdojnë bashkërendimin me autoritetet kroate për të ndihmuar të plagosurit, të cilët vazhdojnë të trajtohen në spitalin e qytetit Slavonski Brod.

Viktimat tashmë janë identifikuar dhe siç ka njoftuar ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, deri ditën e sotme, pritet të kryhet autopsia dhe trupat e të ndjerëve të kthehen në Kosovë.

Komuna e Gjakovës me rrethinë është ndër më të goditurat nga ky aksident.

Qysh në orët e hershme të mëngjesit u kuptua se njëri nga shoferët e autobusit të aksidentuar, që kishte ndërruar jetë ishte nga Gjakova.

(Kosova Sot Online)