Një burrë dërgohet i vdekur në spitalin e Drenasit, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 10:57
 Një burrë dërgohet i vdekur në spitalin e Drenasit, policia nis hetimet

Një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Drenas, 26.07.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sjellur pa shenja jete në QKMF-Drenas. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”.

(Kosova Sot Online)