E pazakontë: Policët e të njëjtit shtet luftojnë mes vete, 5 vriten

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 11:02
 E pazakontë: Policët e të njëjtit shtet luftojnë mes vete, 5 vriten

Së paku pesë policë kanë mbetur të vrarë në Indi, pasi forcat e rendit nga dy rajone të ndryshme të këtij shteti hapën zjarr ndaj njëra-tjetrës.

Incidenti i pazakontë ndodhi përgjatë kufirit të rajoneve Assam dhe Mizoram, në pjesën verilindore të Indisë, shkruan BBC.

Zyrtarët e të dyja palëve, përfshirë kryeministrat rajonalë, e kanë akuzuar njëri-tjetrin për provokim të dhunës.

Incidenti me të shtëna vjen pas muajve të tensioneve të larta rreth mosmarrëveshjes kufitare mes dy rajoneve të shtetit të madh aziatik.

Assami ka 164 kilometra kufi të përbashkët me Mizoramin dhe të dyja palët e kontestojnë demarkimin e vijës kufitare mes tyre.

Këto dy rajone edhe në të kaluarën janë përleshur për kufi, por kjo ishte hera e parë që policët e sulmojnë njëri-tjetrin me armë zjarri. Policët e vrarë ishin nga Assami.

Qeveria qendrore e ka dërguar në vendin e ngjarjes Forcën Policore të Rezervës Qendrore si forcë neutrale në kufirin e kontestuar.

(Kosova Sot Online)