Rahovec: Të shtëna armësh, policia konfiskon municion dhe arreston tre persona

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 11:21
Rahovec: Të shtëna armësh, policia konfiskon municion dhe arreston tre persona

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Rahovec, dje ka marr informacion se ka të shtëna me armë zjarri në fshatin Denjë të komunës së Rahovecit.

Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur rastit.

Në vendin e ngjarjes policia ka arrestuar tre persona të dyshuar të cilët kishin shtënë me armë si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme si dhe janë konfiskuar tri armë të mbajtura pa leje.

“Personat e arrestuar janë:

Reklamë

B. B.                lindur me 1986                        m/k/sh

P. M.               lindur me 1991                        m/k/sh

B.M.                lindur me 1984                       m/k/sh

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

Një armë automatike AK-47, një karikator dhe 11 fishek të kalibrit 7.62 mm.

Një pistoletë e tipit TT, një karikator.

Një pistoletë e tipit Stoeger, dy karikator dhe 79 fishek të kalibrit 9 mm”, njofton policia.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit pas përfundimit të procedurave policore personat e dyshuar mbahen në ndalim policor për 48 orë.

(Kosova Sot Online)