Lexoni edhe:
Deklaroheshin si të papunë për të përfituar ndihma nga Zvicra, dënohet çifti kosovar
Gjermania përsëri është përballur me stuhi dhe reshje të dendura, sidomos në rajonin juglindor të Bavarisë të hënën në mbrëmje. Ekipet e emergjencës u desh të ndërhynin në disa raste.
Autoritetet lokale në Bavari njoftuan se rreth 70 litra shi për metër katror ranë brenda një ore në qytezën Sonthofen. Shërbimi Gjerman i Motit tashmë kishte paralajmëruar për stuhi në Bavari, por kishte parashikuar më së shumti 40 litra shi për metër katror.
Deklaroheshin si të papunë për të përfituar ndihma nga Zvicra, dënohet çifti kosovar Lexoni edhe:
Hekurudha mes qytetit Rosenheim dhe Salzburgut të Austrisë u mbyll përkohësisht për shkak të drunjve të rrëzuar mbi binarë. Hekurudha u rihap më vonë, por pati vonesa në nisjen e trenave, shkruan Der Spiegel.
Zyra rajonale njoftoi se mbi një mijë punëtorë janë dërguar në Rosenheim për ta larguar ujin me pompa nga një rrjedhë e stërngarkuar.
Në Rastatt të rajonit jugperëndimor, Baden-Wuerttemberg, një dru u rrëzua gjatë stuhisë dhe la të lënduar katër persona. Njëri prej tyre është në gjendje serioze.
Autoritetet u detyruan që të ndërhynin edhe në pjesën veriore të Gjermanisë. Në Kiel, brigada e zjarrfikësve raportoi për më shumë se një mijë ndërhyre gjatë mbrëmjes. Disa bodrume raportohet se janë mbushur me ujë pas reshjeve të dendura.
(Kosova Sot Online)