![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Një aeroplan-mbajtëse e vjetër në një mega-jaht luksoz
![Një aeroplan-mbajtëse e vjetër në një mega-jaht luksoz](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/27/auto_aeroplanmbajtesja-ne-jaht-luksoz-a2cnn-a2news-5-600x3601627385291.jpeg)
Njerëzit e pasur prej vitesh nuk i kanë kursyer investimet në “mjetet” e luksit si varkat dhe jahtet, prandaj edhe sfidat janë gjithnjë e më të forta.
Por një kompani holandeze dhe një sipërmarrës gjerman, kanë tentuar që me “konceptin” e tyre të shndërrojnë një aeroplanmbajtëse të vjetër në një mega-jaht luksoz.
Synimi i studios është përveç krijimit të një jahti që do të shkaktojë zili në të gjithë botën, edhe ndryshimi i imazheve të errëta dhe të frikshme që kanë zakonisht aeroplanmbajtëset.
Projekti ambicioz po i afrohet gjithnjë e më shumë realitetit pasi Udo Stern, një sipërmarrës gjerman, po punon për të siguruar investitorë.
E quajtur Foch, aeroplanmbajtësja është përdorur nga Marina Franceze, nga 1963 deri në 2000. Pas vitit 2000, ajo u ble nga Brazili dhe u quajt Sao Paolo, përpara se të hiqej nga përdorimi gati 10 vjet më vonë.
(Kosova Sot Online)