Makina merr para mamanë me vajzën në krah dhe shkatërron dyqanin

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 13:47
Makina merr para mamanë me vajzën në krah dhe shkatërron dyqanin

Kamerat e sigurisë filmuan aksidentin e frikshëm kur një makinë pasi u përplas me një makinë tjetër mori para një grua me fëmijën në krah dhe më pas u përplas sërish duke shkatërruar dyqanin në Yonkers në New York.

Mamaja dhe fëmija po kalonin rrugën kur drejtuesi i mjetit në momentin që do të parkonte makinën u përplas me mjetin që kishte përpara dhe më pas përplasi nënën me vajzën në krah.

Policia ka publikuar dhe pamjet e momentit kur arrijnë të nxjerrin fëmijën dhe nënën e saj e cila kishte ngecur mes rrënojave të dyqanit dhe makinës.

Si nëna dhe fëmija kanë plagë, por fatmirësisht ata janë mirë.

(Kosova Sot Online)