Gjermani detyrohet ta largojë statujën e babait, disave u ngjante me Hitlerin

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 13:49
 Gjermani detyrohet ta largojë statujën e babait, disave u ngjante me Hitlerin

utoritetet në një qytezë të Gjermanisë kanë urdhëruar që të largohet statuja e një burri të vdekur pas ankesave se ajo i ngjan shumë udhëheqësit famëkeq nazist, Adolf Hitler.

Statuja nga druri, e cila ishte vendosur në varrezat e qytezës Wiel im Schonbuch të rajonit jugperëndimor, Baden Wurttemberg, e kishte numrin 88 në gjoks, kod numerik për shprehjen “Heil Hitler”, pasi shkronja H është e teta në alfabetin e gjuhës gjermane.

Organet kanë nisur një hetim për këtë statujë. Gazeta gjermane, “Bild”, e identifikoi personin që i kushtohet statuja si Ewald E., i cili ka vdekur në vitin 2013.

I biri i tij, Oliveri, tashmë 51 vjeç, e kishte vendosur statujën nga druri këtë muaj. Megjithatë, pak ditë më pas, kryetari i qytezës filloi të merrte ankesa për këtë objekt, shkruan Independent.

“Brenda pak ditëve mora gjashtë ankesa nga qytetarët e shqetësuar rreth figurës së drunjtë”, tha kryetari Wolfgang Lahl.

Statuja u largua, por djali i të vdekurit këmbënguli se numri 88 ishte referencë për numrin e shtëpisë së babait të tij.

(Kosova Sot Online)