MSH dhe Agjencia Ndërkombëtare Japoneze nënshkruajnë memorandum për grantin 1.3 milion euro për shtretër spitalor

  • E.K /
  • 27 July 2021 - 14:46
 MSH dhe Agjencia Ndërkombëtare Japoneze nënshkruajnë memorandum për grantin 1.3 milion euro për shtretër spitalor

Në Ministrinë e Shëndetësisë është nënshkruar sot Memorandumi i mirëkuptimit për projektin e zhvillimit të kapaciteteve në institucionet spitalore të Republikës së Kosovës që do të financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA).

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të jetë përfituese e grantit të JICA në vlerë prej 1.3 milion euro për të siguruar shtretër spitalor për spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së.

Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, marrëveshja është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Naim Bardiqi dhe nga JICA, Udhëheqësi i Zyrës për Ballkan, z. Jiro Takeichi.

Sekretari Bardiqi shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor dhe se pajisjet që sigurohen përmes grantit do të ngrisin cilësinë e shërbimeve spitalore dhe lehtësojnë punën e personelit shëndetësor.

(Kosova Sot Online)