Personat që u kanë mbijetuar rënies nga lartësi ekstreme pa parashutë

  • E.K /
  • 28 July 2021 - 10:41
 Personat që u kanë mbijetuar rënies nga lartësi ekstreme pa parashutë

Në librin e rekordeve “Guinness” ka edhe një kategori për njerëzit që i kanë mbijetuar rënies nga lartësia pa parashutë.

Listën e kryesor një grua, Vesna Vuloviç edhe pse ra nga 10 050 metra lartësi. Ajo ishte e mbijetuara e vetme e një sulmi me bombë në avionin JAT 367 në vitin 1972.

Ekspertët besojnë se ajo mbijetoi pasi mbeti e bllokuar brenda në një karroce ushqimi në një pjesë të trupit të avionit, e cila më pas ra në një mal me pyje të mëdha dhe me dëborë në ish-Çekosllovaki.

Rasti i dytë ekstrem është ai i Ivan Chisov, ushtarak i forcave ajrore të ish-Bashkimit Sovjetik. Ai ra nga rreth 7 mijë metra lartësi pasi gjermanët sulmuan avionin e tij bombardues në janar 1942.

Edhe pse e kishte parashutën, ai nuk e hapi direkt pasi i druhej faktit se do të ishte në shënjestër të sulmit nga gjermanët dhe kishte në plan të bënte këtë pasi të binte nën nivelin e lartësisë ku po zhvillohej beteja. Por një gjë të tillë nuk e bëri për shkak se humbi ndjenjat dhe pavarësisht kësaj në fund arriti të mbijetonte.

Alan Magee, një ushtarak amerikan i forcave ajrore i mbijetoi një rënie nga 6700 metra lartësi pa parashutë. Pas rënies nga avioni bombardues B-17, ai ra mbi një stacion treni në Francë duke shpëtua me disa dëmtime.

(Kosova Sot Online)