Prokurorët dhe gjyqtarët që abuzuan me ligjin, viktimat e para të goditjes penale nga procesi VETTING!

Prokurorët dhe gjyqtarët që abuzuan me ligjin, viktimat e para të goditjes penale nga procesi VETTING!
Prokurorët dhe gjyqtarët që abuzuan me ligjin, viktimat e para të goditjes penale nga procesi VETTING!

Muhamet Kelmendi

  • 28 July 2021 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Fillimi i aplikimit të normave juridike dhe penale ndaj vartësve të atyre që janë të thirrur për zbatimin e ligjit, por e shkelin dhe abuzojnë atë, është një çështje që kërkon angazhim dhe përkushtueshmëri. Natyrisht se ajo çështje pa rezistencë nuk mendoj se kalon. Dhe, këtu mund të ketë pako të ndryshme dhe të rrezikshme, megjithatë është mirë që të kalohet në bazë të Ligjit VETING.

Ne kemi raste të dënimeve pa bazë faktike. Kemi edhe procedura që dy a tri e katër herë kanë kaluar nëpër gjyqësor dhe ende nuk ka të zgjidhur. Ka edhe raste të parashkrimet dhe dënimeve qesharake. Të tëra këto janë objekt të shqyrtimit dhe të hetimit prokurorial. Mirëpo, kjo nuk fillon të zbatohen pa Ligjin e VETTING. Vetëm pas kësaj ka mundësi që të krijohet baza që edhe kompetentët në prokurori dhe në gjykata të përgjigjen. Sistemi i drejtësisë ka vështirësi dhe anë negative mjaftë. Ato krijohen nga njerëzit e punësuar dhe përgjegjës dhe aty duhet të sundon Ligji i tillë.

Me këtë krijohet situata e përgjegjësisë dhe e fillimin e ndërtimit të shtetit juridik. Ndërsa, përgjegjësit për rastet e shkeljeve ligjore, shih rastin e Kiçinës, rastin e Drenicës, të Dukagjinit etj, nuk mundë të tejkalohen pa bërë rehabilitim të të dënuarave. Përgjegjësit e tyre nuk ka mundësi të përgjigjen. Mundë të merren në hetime kuadrot e vendit nga Prokuroria dhe nga gjykatat që ishin, dihen dhe nuk reaguan. Kurse rastet tjera të krijuara në vitet e fundit lehtë mundë të hetohen dhe të shërohen juridikisht. Por e përbashkëta është dhe mbetet Ligji mbi VETTING-un.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".