Bekim Jashari sonte zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Skenderajt

  • E.K /
  • 28 July 2021 - 11:10
Bekim Jashari sonte zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Skenderajt

Bekim Jashari sonte do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt.

Në këtë ceremoni, që fillon në orën 19:00, do të prezantohet edhe lista e tij për Asamble Komunale të Skenderajt.

Bekim Jashari që është kryetar aktual i Skenderajt në zgjedhjet e kaluara kishte kandiduar si kandidat i pavarur, por ishte përkrahur edhe nga PDK-ja që nuk kishte pasë kandidat të vetin.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, PDK-ja garon me Sami Lushtakun për Skenderaj.

(Kosova Sot Online)