“Më vjen keq…”, mitrovicasi e pranon se e theri me thikë disa herë bashkëshorten derisa ajo ishte në gjumë

  • G.G /
  • 28 July 2021 - 12:15
“Më vjen keq…”, mitrovicasi e pranon se e theri me thikë disa herë bashkëshorten derisa ajo ishte në gjumë

F.R, i akuzuar se theri disa me thikë kuzhine bashkëshorten, është deklaruar fajtor në seancën fillestare të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokuroi Njazi Rexha, i akuzuari deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet, duke shtuar se është penduar.

“Më vjen keq për veprën të cilën e kam kryer ndaj bashkëshortes time, kam menduar me pas një jetë sa më të mirë, është hera e parë që jam në gjykatë dhe me herët s’kam qenë asnjëherë i gjykuar”, tha i akuzuari F.R.

Prokuroi Rexha deklaroi se nuk e kundërshton pranimin e fajësisë të bërë nga ana e të akuzuarit.

Reklamë

Gjykatësi Sinisha Mandushiq mori aktvendim me të cilin aprovoi pranimin e fajësisë nga i akuzuarit.

Shpallja e aktgjykimit u caktua më 30 korrik 2021, në ora 11:00.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 2 prill 2021, kishte ngritur aktakuzë ndaj F.R.

Sipas aktakuzës, me 9 shtator 2020, rreth orës 05:00 në shtëpinë e prindërve të tij, me dashje kishte filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj viktimës – Q.Q e të cilën nuk e kishte përfunduar, në atë mënyrë pas mosmarrëveshjeve mes veti deri sa viktima kishte qenë duke fjetur në shtrat në dhomën e fjetjes me fëmijët e kishte goditur disa herë me thikë kuzhine nëpër trup.

Siç thuhet në aktakuzë, i kishte shkaktuar plagë prerëse shpuese të shumta duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Më këtë, Rama po akuzohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173 par.1 pika 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal.

(Kosova Sot Online)