SHBA raporton mbi 300 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

  • A.P /
  • 28 July 2021 - 18:39
SHBA raporton mbi 300 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 611 mijë e 316, prej të cilëve 304 kanë vdekur në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 34.608.322.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,92 milionë raste të konfirmuara dhe 64.292 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 188,9 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 163,3 milionë dozën e dytë.

SHBA radhitet e para në botë për numrin më të madh të rasteve të infektuara me COVID-19.

(Kosova Sot Online)