72-vjeçari shqiptar i vendos flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje

  • E.K /
  • 29 July 2021 - 09:59
 72-vjeçari shqiptar i vendos flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje

Një 72-vjeçar në Gjirokastër i ka vendosur flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje.

Policia njofton se 72-vjeçari Panajot Janaqi banues në fshatin Këllëz ka djegur me lëndë djegëse, benzinë bashkëshorten e tij.

Si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar nga djegia, e moshuara është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër dhe fatmirësisht ndodhet “jashtë rrezikut për jetën” sipas policisë

(Kosova Sot Online)