Specializantët protestojnë sot para ShSKUK-së

  • E.K /
  • 29 July 2021 - 10:58
 Specializantët protestojnë sot para ShSKUK-së

Specializantët do të mbajnë sot një protestë për mospagesat e kujdestarive në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.

Ata kanë ftuar mediat që ta përcjellin protestën e tyre, e cila pritet të mbahet para ndërtesës së administratës së SHSKUK-së në orën 12:00.

“Specializantët e ShSKUK-së protestojnë për mos pagesat e specialistantëve për kujdestaritë 24 orëshe të vikendeve dhe ditëve të festave”, thuhet në njoftim.

Drejtori i SHKSKU-së, Valbon Krasniqi, e nënshkroi një vendim me 1 korrik, i cili parashih që specializantëve të mos u paguhen kujdestaritë.

(Kosova Sot Online)