Lexoni edhe:
Qebaptoreve iu bie puna pas thirrjes së IKSHPK’së
Zyrtarët Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë thënë se edhe sa kanë qenë në Qeveri e kanë kundërshtuar “Mini-shengenin” e që sot ka marrë emër të ri “Open Balkan”.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se ata kanë kundërshtuar fuqishëm unionin doganor, gjatë vitit 2016.
Qebaptoreve iu bie puna pas thirrjes së IKSHPK’sëLexoni edhe:
“Në vitin 2016 kur LDK udhëhiqte me Qeverinë, kur është propozuar unioni tregtar, brenda të cilit ka qenë unioni doganor, ne kemi kundërshtuar sa që kemi bindur edhe kryeministrin e Malit të Zi, e që bashkërisht e kemi kundërshtuar këtë. Ajo çfarë ka ndodhur sot dhe çfarë e kemi parë është çështje më e ndërlikuar për të cilën na duhen informacione. Ne e pamë që Qeveria e Kosovës as nuk ka qenë e ftuar zyrtarisht, andaj nuk është që mund të themi shumë. Për neve pikë nisje është procesi i Berlinit”, ka deklaruar ajo në Dukagjini.
Ndërkaq, zyrtari i LDK-së, Faton Bislimi, ka thënë se përderisa Kosova nuk e gjen interesin e vet brenda kësaj iniciative, nuk ka arsye të merr pjesë.
“Kosova nëse nuk e gjen interesin e vet brenda kësaj iniciative do të ishte e dëmshme të jetë pjesë e saj. Nëse ne nuk kemi interes nacional, cila do të ishte arsyeja të jem pjesë e saj. Pjesa më e dëmshme ka qenë unioni doganor”, është shprehur ai.
Ndërkohë, Kosova me Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020, kishte pranuar t’i bashkohej kësaj iniciative. Ndryshe, sot është formalizuar marrëveshja për Mini-Shengenin, e ndryshuar tashmë në Open Balkan, ku pjesëmarrës ishin kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
(Kosova Sot Online)