Mërgimtarët drejt Kosovës, kolona deri 20 kilometra në kufirin Kroaci-Serbi

  • E.K /
  • 30 korrik 2021 - 12:13
Mërgimtarët drejt Kosovës, kolona deri 20 kilometra në kufirin Kroaci-Serbi

Disa bashkatdhetarë që ia kanë mësyrë vendlindjen po iu duhet të presin shumë gjatë në kufirin Kroaci-Serbi.

Ata kanë dërguar disa fotografi dhe thanë se kolona është e gjatë deri në 20 kilometra.

Njëri prej tyre tha se brenda një ore mund të lëvizë vetëm 100 metra dhe se në kolonë janë disa familje shqiptare.

Gjithashtu, ai u ankua se pala serbe zakonisht e vonon procesin.

(Kosova Sot Online)