Dënohet me disa vjet burgim vrasësi i nëntë maceve

  • E.K /
  • 30 July 2021 - 13:29
 Dënohet me disa vjet burgim vrasësi i nëntë maceve

Një rojë është dënuar me mbi pesë vite burgim në Britani të Madhe për therjen e 16 maceve, nëntë prej të cilave nuk u mbijetuan sulmeve.

Steven Bouquet mbyti nëntë mace në pjesë të ndryshme të qytetit Brighton mes tetorit të vitit 2018 dhe qershorit të vitit 2019. Shtatë të tjera mbetën të lënduara.

I akuzuari 54-vjeçar i mohoi 16 akuzat për dëmtim kriminal dhe posedim të thikës, por gjykata e shpalli atë fajtor, shkruan BBC.

Bouquet, i cili e ka marrë nofkën “vrasësi i maceve të Brightonit”, u dënua me pesë vjet e tre muaj burgim nga Gjykata Mbretërore në Hove.

Para se gjykata ta merrte vendimin për dënim, disa pronarë të maceve që ishin viktima të sulmeve treguan për ndikimin që ka pasur vrasja e kafshëve të tyre.

Catherine Mattoc tha se nuk mundte ta largonte mendjen nga macja e saj, Alan, “e ngordhur por e ngrohtë në duart e mia, e mbuluar me gjak”.

Lucy Kenëard tha se maçoku i saj, Cosmo, nuk kishte sigurim shëndetësor dhe është detyruar që të shpenzojë 5.000 funte për kontrolle te veterineri.

(Kosova Sot Online)