Dosja “Inteligjenca e Zhvatjes”: Rasti me plot dritëhije i prokurores Shemsije Asllani – Pjesa 2

  • G.G /
  • 30 July 2021 - 13:49
Dosja “Inteligjenca e Zhvatjes”: Rasti me plot dritëhije i prokurores Shemsije Asllani – Pjesa 2

“Kapja e shtetit” për një kohë të gjatë u është referuar politikanëve.

Por, pa dokumentim të rasteve specifike, “kapja e shtetit” është nënkuptuar më shumë si një akuzë politike dhe një pretendim abstrakt.

Shqip.com fillon këtë seri shkrimesh dhe videosh ku dokumentohen shkeljet ligjore të kryera nga persona që funksionojnë në role të rëndësishme brenda institucioneve të Kosovës, por jo vetëm.

Përgjimet e siguruar tregojnë fytyrën e padukshme deri më tani të kapësve të institucioneve.

Rrjeta është e gjerë dhe lidhja mes tyre e dukshme. Prokurorë, gjyqtarë, udhëheqës agjencish dhe gazetarë, të lidhur së bashku për të kryer punë për atë që ofron më shumë – jo fakte, por para ose shërbime.

Përgjimet që do të publikohen në Shqip.com janë të vitit të kaluar. Telefonatat janë realizuar në muajt e verës. Përmes përgjimeve tregohet se si funksionon pazari i favoreve dhe shantazhit. Kush me kë brenda institucioneve është i lidhur dhe si shpërndahet niveli i përgjegjësisë, jo para ligjit, por para favoreve, shërbimeve dhe detyrimeve.

Shkrimet dhe videot që do të publikohen shpalosin emra, pozicione dhe logjikën e funksionimit të këtij rrjeti, që operon brenda institucioneve shtetërore i degëzuar edhe jashtë tyre dhe i instaluar edhe te gazetarë të caktuar, të cilët nevojiten për influencim të opinionit publik.

Publikimet në Shqip.com nuk paragjykojnë fajësinë e askujt të përfshirë në këto raste. Ato nuk bëjnë gjykim publik, përveç se shpalosin (me zë) jo-ligjshmërinë e operimit brenda institucional. Disa emra, për shkak se flitet për persona privatë që nuk mbajnë funksione publike, janë censuruar.

https://shqip.com/video/dosja-inteligjenca-e-zhvatjes-rasti-me-plot-dritehije-i-prokurores-shemsije-asllani-pjesa-2/

(Kosova Sot Online)