Lexoni edhe:
Presidenti Biden: Zotohem se ShBA-ja do të mbetet partner i palëkundur i Kosovës
43 gradë Celsius, apo edhe më shumë, autoritetet maqedonase paralajmëruan popullatën për temperatura ekstreme, por nuk janë të vetmit në këtë situatë.
I nxehti përvëlues ka munduar këto ditë pjesë të tëra të Europës Juglindore, duke bërë që njerëzit t`i vërsulen plazheve, shatërvanëve publikë apo ambienteve me ajër të kondicionuar, me shpresën të gjejnë aty shpëtim nga vapa.
Presidenti Biden: Zotohem se ShBA-ja do të mbetet partner i palëkundur i KosovësLexoni edhe:
Temperatura që kapërcenin 40 gradët janë regjistruar dhe në disa pjesë të Greqisë.
Metereologët presin që në Athina, i nxehti përvëlues të vazhdojë të paktën deri javën tjetër, një ndër më të gjatët që prej mesit të viteve 1980.“Kjo valë është në progres. Është një fenomen i rrezikshëm meteorologjik, sepse diferenca mes temperaturave më të larta dhe atyre më të ulëta nuk është shumë e madhe”, thotë drejtori i shërbimit kombëtar grek të mtereologjisë, Theodoris Coridas.
Autoritetet në Serbi, Bullgari e vende të tjera të prekura, raportojnë për situata të ngjashme e bëjnë të shmangen orët e pikut për lëvizje dhe të konsumohen sa më shumë lëngje.
Në Greqi sakaq, për të tretën ditë radhazi zjarret kërcënojnë shtëpi, e flakët thuhet t’i jenë afruar qytetit të Patras.
(Kosova Sot Online)