Portugalia planifikon heqjen graduale të kufizimeve antiCovid

  • A.P /
  • 30 July 2021 - 20:34
Portugalia planifikon heqjen graduale të kufizimeve antiCovid

Qeveria portugeze ka planifikuar heqjen graduale të kufizimeve në tri faza, në varësi të përparimit të shkallës së vaksinimit.

Ndërsa autoritetet portugeze nga e diela kanë vendosur të heqin shtetrrethimin në fuqi në rajonet më të prekura me qëllim që 57 për qind e popullsisë të jetë plotësisht e vaksinuar. Ndërsa dyqanet, restorantet do të mund të qëndrojnë të hapura deri në 02:00.

Puna në distancë nuk do të jetë më e detyrueshme, por rekomandohet.

Gjithsesi për të qëndruar në një hotel, ose për të hyrë në restorante gjatë fundjavës do të vazhdojë të kërkohet pasaporta shëndetësore, ose një test negative i Covid-19.

Por maska nuk do të jetë më e detyrueshme në rrugët publike, kjo mendohet nga shtatori, kur Portugalia planifikon të ketë vaksinuar rreth 70% të popullsisë së saj.


(Kosova Sot Online)