Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

  • A.P /
  • 30 July 2021 - 22:02
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person pa shenje jete është gjetur sot pasdite në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi rastin.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull rreth 60 vjeç”, deklaroi ai.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, theksoi Borovci.

(Kosova Sot Online)