Prishtinasit ia keqpërdorin kartelën e bankës duke paguar 12,000 euro online

  • E.K /
  • 31 July 2021 - 10:09
Prishtinasit ia keqpërdorin kartelën e bankës duke paguar 12,000 euro online

Një person nga Prishtina ka raportuar në polici se disa persona të panjohur ia kanë keqpërdorur kartelën bankare.

Sipas policisë të dyshuarit kanë kryer blerje online në vlerë 12,000 euro.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti po cilësohet si keqpërdorim i kartelës bankare. 

(Kosova Sot Online)