Haradinaj për ngushëllime në familjen Rrustemi: Tragjedia e 25 korrikut do të mbetet dhembje e paharruar për Kosovën

  • E.K /
  • 31 July 2021 - 12:25
Haradinaj për ngushëllime në familjen Rrustemi: Tragjedia e 25 korrikut do të mbetet dhembje e paharruar për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot për ngushëllime në Pakashticë të Podujevës në familjen Rrustemi.

Haradinaj ka thënë se tragjedia e 25 korrikut do të mbetet përherë dhembje e paharruar për Kosovën.

“Sevdaili dhe të gjithë bashkatdhetarët që humbëm, janë simbol i jetës, mundit e sakrificës së mërgimtarëve tanë anekënd botës” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Në Pakashticë të Podujevës, ndamë dhembjen me familjen Rrustemi.

Tragjedia e 25 korrikut do të mbetet përherë dhembje e paharruar për Kosovën.

Sevdaili dhe të gjithë bashkatdhetarët që humbëm, janë simbol i jetës, mundit e sakrificës së mërgimtarëve tanë anekënd botës.
RH

(Kosova Sot Online)