Djali i Hysni Gucatit: Po na privojnë nga e drejta që ta shohim babën tonë

  • E.K /
  • 31 July 2021 - 17:21
 Djali i Hysni Gucatit: Po na privojnë nga e drejta që ta shohim babën tonë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur sot një konferencë për media. Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku ka folur për refuzimin e vizave për familjarët e Hysni Gucatit, të cilët kërkuan që ta vizitojnë babanë e tyre në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Tash 11 muaj familjarët e Hysni Gucatit dhe të tjerëve të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë ata.

Organizata e Veteranëve të Luftës po thotë se ky refuzim është tendencioz dhe se janë të informuar se vetëm vajza e Jakup Krasniqit ka pasur mundësi të vizitojë babain e saj në Hagë.

Djali i Hysni Gucatit, Musliu tha se autoritetet holandeze nuk po lejojnë të shkojnë në vizitë, ndërsa qendra e paraburgimit në Hagë nuk ka ndërmarr asnjë veprim.

“Ministria e Drejtësisë së Kosovës i ka përmbushur të gjitha detyrat e saj ka garantuar për heqjen e të gjitha shpenzimeve. Familjarët që kanë pasur të shkojnë në Hagë janë vaksinuar me kohë. Është diçka diskriminuese se gjoja që nuk kemi mjete financiare. Po na privojnë nga e drejta që ta shohim babën tonë”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)