Xhelal Sveçla tregon për gjendjen me zjarret në malet e Rugovës

  • E.K /
  • 31 July 2021 - 17:49
Xhelal Sveçla tregon për gjendjen me zjarret në malet e Rugovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se zjarri që ka kapluar malet në Rugovë është lokalizuar dhe po punohet pa ndërprerë për ta shuar.

Përmes një postimi në Facebool, Sveçla tha se qytetarët dhe pronat e tyre në fshatin Shtupeq janë të sigurt dhe nuk ka nevojë për asnjë shqetësim.

“Gjendja e vatrave të zjarrit është lokalizuar dhe po punohet pandërprerë në vënien nën kontroll dhe shuarjen e plotë të zjarrit si nga zjarrëfikësit, FSK-ja dhe KFOR-I, të cilët janë plotësisht të përkushtuar të përfundojnë me sukses këtë intervenim.

Qytetarët dhe prona e tyre, deri në këto momente, janë të sigurtë dhe nuk ka nevojë për asnjë shqetësim”, tha Sveçla.

Ai shytoi se MPB-ja është duke koordinuar edhe bashkëpunimin me Ministrinë e Mbrojtjes, KFOR-in, Komunën e Pejës dhe banorët lokalë.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se dje ka rënë zjarr në komunën e Pejës, në fshatin Shtupeq, rajoni i Rugovës. MPB menjëherë ka aktivizuar strukturat e saj dhe ka ndërmarrë veprime në monitorim, informim, si dhe koordinim të situatës emergjente. Njësitë e zjarrfikësve nga rajoni i Pejës dhe Gjakovës janë angazhuar me kapacitet të plotë në shuarje të zjarrit. Njëherit, në shuarje të zjarrit është angazhuar edhe Policia e Kosovës, me njësi të saj të veçanta si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës”.

Për shuarjen e zjarreve në malet e Rugovës, sot, gjatë ditës ka intervenuar edhe një helikopter.

(Kosova Sot Online)