Ferizaj, arrestohet 21-vjeçari- publikoi video në Tik Tok duke dëmtuar me thikë pronën publike

  • A.P /
  • 01 August 2021 - 10:02
Ferizaj, arrestohet 21-vjeçari- publikoi video në Tik Tok duke dëmtuar me thikë pronën publike

Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë ka pranuar informacione se një qytetar , i ka postuar në rrjetin social ‘’Tik Tok’’ dy  video incizime,  duke provokuar me një mjet të mprehtë ( thikë) dhe ka dëmtuar pronën publike, një shenjë vertikale të komunikacionit.

Policia, menjëherë ka nisur hetimet në kërkim të tij dhe shumë shpejtë e ka identifikuar  personin dhe vendodhjen e tij, ku të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj .

“Personi me inicialet F.V ( M/K) , i moshës 21 vjeçar , ka shpërndarë në rrjetet sociale dy video incizime, njërin përpara Gjykatës Themelore dhe tjetrin në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt.

Pasi është intervistuar nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal, dëmtim i pronës publike dhe ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)