Evakuohen turistët në Turqi, shkon në gjashtë numri i viktimave; kritika ndaj Erdoganit

  • A.P /
  • 01 August 2021 - 11:06
Evakuohen turistët në Turqi, shkon në gjashtë numri i viktimave; kritika ndaj Erdoganit

Në Turqinë jug-perëndimore, turistët janë evakuuar nga plazhet, teksa zjarret e “po kërcënojnë” hotelet dhe shtëpitë. Anijet e rojeve bregdetare turke – të ndihmuara nga anije dhe jahte private realizuan evakuimin e pushuesëve, raporton BBC.

Flakët, të cilat janë aktive që prej të mërkurës kanë sjellë vdekjen e gjashtë personave. Dy humbje jete u regjistruan dy ditë më parë. Ata ishin në mesin e mijëra njerëzve që kanë “luftuar” me flakët në vendpushimet dhe fshatrat në brigjet Mesdhetare dhe Egje të Turqisë – një rajon i madh turistik.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse disa nga zjarret janë shkaktuar me qëllimisht, ndërsa një person i dyshuar është arrestuar. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan vizitoi dje qytetin Manavgat, ku u zotua se qeveria do të bëjë gjithçka për të ndihmuar qindra njerëz të prekur nga fatkeqësia.

Presidenti është kritikuar rëndë për mungesën e avionëve zjarrfikës në vend. Por ai tha se “arsyeja kryesore për këto çështje me aeroplanët është se Shoqata Aeronautike Turke nuk ka qenë në gjendje të përditësojë flotën dhe teknologjinë e saj”.
Ai shtoi se shumë avionë nga Azerbajxhani, Irani, Rusia dhe Ukraina tani ishin përfshirë në operacionin masiv të shuarjes së zjarrit.

(Kosova Sot Online)