Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, 100 raste të reja me COVID-19

  • A.P /
  • 01 August 2021 - 14:49
Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, 100 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 100 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

3 persona janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Kujtojmë që numri i të infektuarve me COVID-19 po shkon duke u rritur ditëve të fundit.

(Kosova Sot Online)